
Një tjetër ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Brazil, ku sërish në vëmendje ka yllin e PSG-së, Nejmar Zhunior.
Së fundmi, sulmuesi duket se është pasuruar akoma dhe më shumë, por jo falë vetes, por në fakt nga një tifoz.
Siç bëjnë me dije mediat, në vullnetin e tij të lirë, tifozi i ka lënë të gjithë pasurinë Nejmarit me anë të një testamenti.
“Unë nuk kam asnjë person të cilit mund t’ia lë gjërat e mia. Nuk dua qeverinë ose ndonjë të afërm të m’i marrë, kështu mendova se Nejmari do të ishte zgjedhja e duhur”, u shpreh tifozi.
Sa i takon Nejmarit, braziliani ka një një pagë prej 85 milionë dollarë në vit, ose e thënë ndryshe, përfiton 7,083,333.33 dollarë në muaj.
Lini një Përgjigje