TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Qershor 2023, 15:35

Portieri shqiptar bën hapin e madh në karrierë, 17-vjeçari nga Velipoja firmos me PSG-në

Shkruar nga Pamfleti

Portieri shqiptar bën hapin e madh në karrierë, 17-vjeçari

Shumë lojtarë shqiptarë po shkëlqejnë në Europë, teksa të tjerë bëjnë hapin e madh duke kaluar në skuadra “Big”. I fundit që i shtohet listës është Gabriel Guri. 17-vjeçari ka arritur të firmosë me PSG-në.

Portieri shqiptar fillimisht e ka nisur karrierën me Adën e Velipojës te PGS-ja, teksa do të jetë pjesë e akademisë së parizienëve. 17-vjeçari do të aktivizohet me skuadrën U-19, ku do të ketë shansin për të treguar talentin e tij.

Kujtojmë se Guri ka luajtur në Shqipëri përveç Adës edhe me Murlanin, teksa më pas ka kaluar te Havre Ateletik në Francë dhe së fundmi ishte pjesë e të rinjve të Lionit.

gabriel guri portieri shqiptar psg

Lini një Përgjigje