
Transferimi i Hakim Zijeh nga Çelsi tek Al Nasri dukej i përfunduar, por gjërat duket se kanë ndryshuar.
Transferimi i futbollistit maroken te klubi saudit mund të dështojë ose, të paktën, këto janë zërat që vijnë nga media të ndryshme angleze dhe franceze.
Zijeh nuk ka arritur të kalojë vizitat mjekësore me skuadrën ku luan Kristiano Ronaldo.
Një befasi e vërtetë për lojtarin, duke parë se ai ishte shumë afër ndryshimit të ekipit edhe janarin e kaluar, por edhe në atë rast huazimi te PSG-ja dështoi për shkak të një vonese të dorëzimit të dokumenteve.
Do të shohim nëse do të ketë zhvillime të tjera në lidhje me situatën e marokenit. Për momentin gjithçka duket se është ndalur.
Lini një Përgjigje