
Një tragjedi ka ndodhur në Formula 3, në një garë që po zhvillohej në Belgjikë, ku një shofer ka ndërruar jetë pas një aksidenti fatal në pistë.
Në momentin që po zhvillohej gara, shirat e rrëmbyeshëm kishin “verbuar” pilotët e makinave aq sa u bënë edhe burim aksidenti. Si pasojë mbeti i vdekur 18-vjeçari holandez, Dilano Van’t Hoff.
Rreshjet e shumta të shiut bënë që ai të humbte kontrollin e makinës dhe të përplasej më pas nga një tjetër garues nga pas, goditje kjo që ishte fatale për të. Duket qartë edhe nga video se shkaktari kryesor kanë qenë rreshjet e dendura të shiut dhe pista e lagur.
????????????
— Happy Racer ???? ????️ (@HappyRacer19) July 1, 2023
Dilano van 't Hoff crash footage pic.twitter.com/han31JnVjG
Lini një Përgjigje