TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Korrik 2023, 15:29

Një tjetër rival i Brojës zyrtarizohet te Çelsi, sulmuesi kuqezi i dërgon mesazh të koduar Bluve të Londrës (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Një tjetër rival i Brojës zyrtarizohet te Çelsi, sulmuesi

Çelsi ka zyrtarziaur së fundmi sulmuesin Nikolas Xhekson nga Vijareali, teksa për “Blutë” ky është afrimi i dytë në sulm pas Kristofer Nkunku.

Duket se rivaliteti për Armando Brojën në skuadër sa vjen e shtohet, me sulmuesin që u kufizua sezonin e kaluar nga një dëmtim i rëndë që mori në dhjetor.

Duket se 21-vjeçari shqiptar ka zgjedhur që të vendosë vetë për të ardhmen e tij, duke shuar të gjitha zërat e merkatos që e mbajnë atë jashtë “Stamford Bridge”.

Broja hodhi një postim në Instagram ku shfaqet në “Stamford Bridge”, i veshur me bluzën e Çelsit dhe ku vendos vetëm një “emoji” blu për t’i treguar të gjithëve se ai do të jetë pjesë e “Bluve” dhe sezonin e ardhshëm.

Një tjetër rival i Brojës zyrtarizohet te Çelsi, sulmuesi

armando broja sulmuesi kuqezi çelsi

Lini një Përgjigje