TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Korrik 2023, 18:07

Lamtumira e Xhakës nga Arsenali çështje kohësh, Deklan Rajs dhe paratë “bllokojnë” transferimin e mesfushorit shqiptar te Leverkusen

Shkruar nga Pamfleti

Lamtumira e Xhakës nga Arsenali çështje kohësh, Deklan

Granit Xhaka do të largohet nga Arsenali dhe lamtumira e tij në “Emirates” është çështje kohësh. Mesfushori me origjinë shqiptare do të ndajë rrugët me “Topçinjtë” pas 8-vitesh.

Në fillim largimi i Xhakës dukej i thjeshtë, por tashmë gjithçka është vështirësuar. Bajer Leverkusen e pret lojtarin në Gjermani, pasi prej disa kohësh është arritur marrëveshja mes palëve.

Nga ana tjetër Deklan Rajs dhe paratë janë dy nga arsyet që po “bllokojnë” këtë transferim. Arsenali pret që të kompletojë transferimin e Rajs për të lënë të lirë Xhakën, pasi anglezi shikohet si mesfushori ideal për të zëvendësuar kapitenin e Zvicrës. Por Mançester Siti duket gjithmonë e më afër lojtarit të Uest Hemit.

Duke parë se si po zhvillohet e gjithë situata, Arsenali nuk dëshiron të lejojë largimin  e Xhakës. Tashmë “Topçinjtë” duan të përfitojnë sa më shumë nga shitja e tij dhe në rast dështimi të pistës Rajsdëshirojnë të paktën të mbushin arkat për të gjetur më pas një tjetër zëvendësues. Xhaka ka kontratë me Arsenalin deri në qershor të vitit 2024.

granit xhaka mesfushori shqiptar leverkusen arsenal

Lini një Përgjigje