TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Korrik 2023, 20:57

“U bë idiot i dobishëm i një diktature dhe u hapi dyert lojtarëve të tjerë”, sulm i ri ndaj Kristiano Ronaldos

Shkruar nga Pamfleti

“U bë idiot i dobishëm i një diktature dhe u hapi dyert

Zhurma e transferimit të Kristiano Ronaldos tek Al Nasr të Arabisë Saudite po kumbon ende në futbollin botëror me zgjedhjen specifike të legjendës portugeze.

Mes tyre ishte edhe bashkatdhetari i tij, Enrike Raposo, i cili, nuk i ndali mendimet e tij dhe goditi drejt CR7. Raposo është një shkrimtar 42-vjeçar i njohur në Portugali, i diplomuar në Histori dhe në Shkenca Politike. Rubrikat e tij transmetohen në mediat e vendit dhe shpesh në radio. Kështu bëri edhe në këtë rast, duke qendruar nga njëra anë në regjimin problematik të Arabisë Saudite, por edhe sesi Ronaldo, duke u transferuar në një ekip të një vendi të tillë, u hapi rrugën futbollistëve të tjerë.

Problemi nisi me Ronaldon, i cili u bë idiot i dobishëm i një diktature, një nga më të këqijat në botë, dhe u hapi dyert lojtarëve të tjerë që të jenë gjithashtu idiotë të dobishëm të së njëjtës diktaturë që po përpiqet të legjitimojë vetveten,” - tha ai fillimisht.

Është një njeri, Mohamed bin Salman, i cili po e bën Arabinë Saudite një lloj diktature evropiane, me një shtet të centralizuar dhe diktatorial. Në këmbim ai u dha disa të drejta grave dhe mund t'i heqë ato pas disa vitesh nëse do.

Është pak e trishtueshme të shohësh futbollistë që janë yje, simbole dhe modele për fëmijët tanë, jo vetëm në Europë, por edhe në mbarë botën, të kthehen në idiotë të dobishëm të një diktature.

Kemi lojtarë që fitojnë 5, 6, 7, 10 milionë euro neto dhe marrin një ofertë 50, 60 apo 70. Të shohim se çfarë do të ndodhë me të rinjtë europianë që janë në dëshpërim”, shtoi Enrike Raposo.

enrike raposo kristiano ronaldo sulmuesi portugez

Lini një Përgjigje