
Hap i rëndësishëm në karrierë. Sulmuesi shqiptar, Marvin Çuni, do të firmosë ditën e hënë një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e Frosinones që do të militojë në Serinë A, këtë sezon. Lajmi është konfirmuar edhe nga eksperti i merkatos Xhanluka Di Marcio.
Çuni është një produkt i akademisë së Bajernit të Mynihut, teksa bëhet me dije se bavarezët do të përfitojë 50 % të shumës, në rast se talenti shqiptar shitet në të ardhmen.

21-vjeçari në sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës gjermane të Sarbruken, në Ligën e Tretë, ku shënoi 13 gola si dhe regjistroi 4 asiste në 35 paraqitje.
Marvin Çuni ka veshur fanelën e Kombëtares U-19 të Shqipërisë në 6 ndeshje, ku ka arritur të shënojë edhe 2 gola. Vlera e kartonit të sulmuesit shqiptar, sipas “Transfermarkt” është 400 mijë euro.
Lini një Përgjigje