
Futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri ka realizuar një tjetër gol në ligën amerikane, MLS. Ai shënoi golin e vetëm për Çikagon ndaj Orlando Sitit.
Në minutën e 66 të sfidës, teksa rivalët udhëhiqnin me rezultatin 2-0, Shaqiri nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke shkurtuar diferencën.
Por në fund ata që festuan ishin vendasit, të cilët shënuan edhe njëherë tjetër duke triumfuar me rezultatin 3-1.
Ky është goli i dytë i futbollistit shqiptar për këtë sezon me Çikagon.
Lini një Përgjigje