
Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar, edhe pse valët e alarmit kanë rënë ditët e fundit. Tre policët e rrëmbyer nga ushtria serbe janë liruar dhe janë kthyer në Kosovë. Ushtritë e të dy shteteve vazhdojnë të jenë të vëmendshme 24 orë në 24.
Kur bëhet fjalë për situata nacionaliste, Ballist Morina është gjithmonë prezent. Heroi që ngriti flamurin unik “Autochthonous” në mes të Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri më 4 tetor 2014, ka udhëtuar në orët e para të mëngjesit drejt pikës kufitare në Jarinjë të Mitrovicës, ku ndodhen disa patrulla ushtarake "Dardane”.
“Gjithmonë me djemtë tanë!”, shkruan Ballisti në foton e postuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ku shfaqet krah një ushtari me uniformën "Dardane” dhe në duar mban shallin kuqezi të Shqipërisë.

Lini një Përgjigje