TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Korrik 2023, 17:25

U akuzua për trukim të ndeshjeve në Ligën Unike të basketbollit, zbardhet vendimi i fundit për arbitrin ndërkombëtar

Shkruar nga Pamfleti

U akuzua për trukim të ndeshjeve në Ligën Unike të

Arbitri Daut Mehmeti do të qendrojë në arrest shtëpie për 30 ditë pas akuzave për trukim ndeshjesh në Kosovë. Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë. 
 
Sipas Koha.net, arbitri Mehmeti dhe trajneri Rifati janë arrestuar të premten me dyshimin se janë të përfshirë në kurdisje të ndeshjeve të basketbollit. Ata janë mbajtur në paraburgim për 48 orë.  

Disa javë më parë Mehmeti u përjashtua nga basketbolli me vendim të FIBA-s, për trukim të ndeshjeve në Ligën Ballkanike.

Të dyshimta janë edhe ndeshje të Superligës së Kosovës dhe të Ligës Unike. 
Rifati ka qenë trajner prej shumë vitesh te Ponte Prizreni dhe së fundi drejtues i këtij klubi në basketboll. 

daut mehmeti arbitri ndërkombëtar liga unike e basketbollit

Lini një Përgjigje