TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Korrik 2023, 17:04

Pulisic i “dashuruar” me Milanin, futbollisti amerikan refuzon ofertën e Lyon

Shkruar nga Pamfleti

Pulisic i “dashuruar” me Milanin, futbollisti amerikan refuzon

Ylli i SHBA-së 25-vjeçari, Christian Pulisic ka refuzuar ofertën e klubit francez të Lyon. Sulmuesi i Chelsea i ka thënë jo klubit francez pikërisht sepse preferon të transferohet te kuqezinjtë pasi tashmë ka një marrëveshje parimore me “Djajtë”.

Sipas asaj që raporton “ESPN”, oferta e dorëzuar nga Lyon për Chelsea është më pak se 25 milionë eurot e kërkuara nga anglezët dhe një pjesë e konsiderueshme e ofertës përbëhet nga bonuse.

Ndërkohë që lojtari amerikan nëse do të shkonte te Milani do të fitonte shuma më të larta se sa do të merrte në Lyon. 25-vjeçari nuk e sheh kalimin në Francë si një lëvizje të duhur për karrierën e tij, duke qenë se ai dëshiron të vazhdojë të luajë në Champions League.

Megjithatë akordi mes klubeve ende nuk është arritur pavarësisht dakordësisë në terma personal mes Pulisic dhe Milan.

pulisic milan

Lini një Përgjigje