
Ndonëse gazetarët e “L'Equipe” njoftuan se braziliani kishte vendosur të qendronte te PSG-ja deri në qershor të vitit 2025, kur i skadon kontrata me skuadrën e Ligës 1, situata e brazilianit ka ndryshuar rrënjësisht ditët e fundit.
Sipas botimit të “Forbes”, Nejmari është duke përgatitur rikthimin e tij në "Camp Nou", ku ka luajtur nga korriku i vitit 2013 deri në gusht 2017. Sipas burimit të cituar, PSG-ja dhe Barcelona janë duke negociuar intensivisht për transferimin e futbollistit, për të cilin francezët paguan në gusht 2017 jo më pak se 222 milionë euro.
Gjithsesi duhet kapërcyer vetëm një pengesë që kjo lëvizje të ndodhë.
Kështu, zyrtarët e Barcelonës e duan Nejmarin në formë huazimi, me të drejtë blerjeje përfundimisht pas një sezoni, diçka e pranuar nga sheikët që drejtojnë klubin e PSG-së.
I vetmi problem që duhet të zgjidhë Barcelona, që Nejmari të kthehet në ‘Camp Nou’ është rroga që ylli i kombëtares braziliane merr te PSG-ja. Sheikët duan që katalanasit të marrin pjesën më të madhe të pagës prej 36 milionë eurosh të O’Ney në kryeqytetin francez, shumë të cilën Barcelona duhet të gjejë një mënyrë për ta paguar.
Lini një Përgjigje