TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Korrik 2023, 21:45

“Çmenden” sauditët, klubi i CR7 tenton t’i ‘rrëmbejë’ nga duart Onana-n Manchesterit

Shkruar nga Pamfleti

“Çmenden” sauditët, klubi i CR7 tenton t’i

Klubet Saudite janë “çmendur” totalisht dhe po ju prishin punë klubeve evropiane në merkato me shifrat marramendëse. Ata po tentojnë ta kthejnë kampionatin e tyre në një “mini-ligë evropiane”, pasi po marrin lojtarë nga skuadrat evropiane nga Milano e deri në Londër.  

Së fundmi klubi nga Arabia Saudite, Al-Nassr për të cilin luan sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo, është i interesuar për shërbimet e portierit të Interit, Andre Onana.

Mediat më herët raportuan se Manchester United është pretendenti kryesor për portierin nigerian.

Kontrata e futbollistit 27-vjeçar me klubin italian është e vlefshme deri më 30 qershor 2027. Portali Transfermarkt e vlerëson atë në 35 milionë euro.

Në sezonin 2022/23, Onana mori pjesë në 41 ndeshje në të gjitha garat, në të cilat pësoi 36 gola dhe la rrjetën e tij të paprekur 19 herë. Ai ka luajtur më parë për kampionët e Holandës, Ajax.

onana man united al nassr

Lini një Përgjigje