TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Korrik 2023, 19:05

Kombëtarja shqiptare e basketbollit mbetet pa trajner, Afrim Bilali jep dorëheqjen nga ngjyrat kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja shqiptare e basketbollit mbetet pa trajner, Afrim Bilali jep

Afrim Bilali nuk është më trajner i kombëtares shqiptare të basketbollit. 43-vjeçari shkodran ka dhënë dorëheqjen, duke e njoftuar këtë gjë me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale. Një largim që vjen vetëm pak ditë para grumbullimit të Shqipërisë për ndeshjet kualifikuese të Kampionatin Europian 2025, me kuqezinjtë duhet të nisin përgatitjet më 10 korrik.

Trajneri bën të ditur se shkaku i dorëheqjes është mosplotësimi i kushteve të dakordësuara nga ana e Federatës, por pa dhënë shumë detaje.

Postimi i Afrim Bilalit në Facebook:

“Miq, për arsye të mos plotësimit të kushteve të dakortësuara më parë, jam i detyruar të jap dorëheqjen nga ekipi kombëtar. Ka qenë kënaqësi dhe privilegj të punoj me çdo kënd prej jush që ka qenë pjesë i këtij rrugëtimi me mua”, shkruan Bilali në postimin e tij në “Facebook”.

trajneri i kombëtares së basketbollit afrim bilali

Lini një Përgjigje