TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Korrik 2023, 18:12

Devijoi ujin e disa përrenjve në zonë, liqeni artificial “përmbyt” Nejmarin, sulmuesi brazilian gjobitet me 3.3 mln dollarë

Shkruar nga Pamfleti

Devijoi ujin e disa përrenjve në zonë, liqeni artificial

Nejmari u gjobit me 3.3 milionë dollarë nga komuna e Mangaraciba, në Rio de Zhaneiro të Brazil, për ndërtimin e paligjshëm të një liqeni artificial në vilën e tij.

Autoritetet i kishin vënë në dukje paligjshmëritë dhe i kishin kërkuar që t’i respektonte, por ai provokoi duke bërë edhe një festë private madje.

Parregullsitë e gjetura përfshijnë devijimin e rrjedhës së përrenjve të zonës, bllokimin e ujit të një lumi pa leje, gërmimet e ndaluara, lëvizjen e gurëve pa leje nga zona në rezidencë dhe marrjen e rërës nga plazhi në shtëpi.

Nejamri ka 20 ditë kohë për të apeluar gjobën. Përveç liqenit, në pronë është në ndërtim e sipër edhe një plazh privat.

nejmar sulmuesi brazilian

Lini një Përgjigje