
Një tjetër futbollist shqiptar i bashkohet klubeve të Serisë A.
Sulmuesi 21-vjeçar, Marvin Çuni, pritet të zyrtarizohet në radhët e skuadrës së Frosinones në elitën e futbollit italian.
Djaloshi shqiptar, i cili në të kaluarën ka veshur fanelën U-19 të Shqipërisë, vjen nga Gjermania, ku së fundmi ka luajtur me Paderbornin dhe Sarbrukenin.
Ai ka kaluar vizitat mjekësore me klubin italian dhe pritet që të firmosë marrëveshjen 3-vjeçare.
Çuni është një emër i njohur edhe në Shqipëri, pasi është vlerësuar si një talent i jashtëzakonshëm që kur shpërtheu në akademinë e Bajernit të Mynihut.
Ai ishte një emër që u mor gjatë në konsideratë edhe nga FSHF, duke u përfshirë në moshë të re në kombëtaret e moshave.
Lini një Përgjigje