TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Korrik 2023, 19:48

Enkileda Carja shkruan historinë në sportin e peshëngritjes, fiton medalje ari dhe vendos dy rekorde në Kampionatin Europian (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Enkileda Carja shkruan historinë në sportin e peshëngritjes,

Shqipëria do të vijojë të jetë në krye të sportit të peshëngritjes edhe për shumë vite. Siguria vjen nga grupi i sportistëve të rinj.

Së fundmi, ishte radha e Enkileda Carjas, e cila shkëlqeu në Kampionatin Europian për U15-U17 në Moldavi.

Sportistja kuqezi regjistroi një paraqitje të jashtëzakonshme, duke fituar medalje ari për Shqipërinë në shkëputje dhe vendosi dy rekorde europiane.

Në konkurrimin në peshën deri 59 kg, Carja arriti të ngrinte 81 kg në provën e parë të stilit të shkëputjes. Sportisja elitare e theu rekordin në provat e radhës, duke ngritur 84 kg.

Ky është rezultati më i lartë në këtë disiplinë, duke vendosur edhe një primat kontinental.

Një super performacë nga sportistja elitare e ekipit kombëtar shqiptar Enkileda Carja, e cila arriti 81 KG në stilin e shkëputjes në provën e parë duke thyer kështu rekordin evropian në peshën 59 KG. Shqipëria merr medaljen e artë në Kampionatin Evropian për U15-U17 në Moldavi nga Enkileda Carja!”, shkruan Federata Shqiptare e Peshëngritjes.

enkileda carja peshëngritësja shqiptare kampionati europian

Lini një Përgjigje