
Të paktë ishin ata që e mendonin këtë konfigurim në Grupin E në kualifikueset e “EURO 2024”. Me 3 ndeshje, Polonia, favoriti kryesor i këtij grupi renditet në vendin e katërt me tre pikë, 3 më pak se Shqipëria dhe 4 më pak se Republika Çeke.
Ky nuk ishte starti që Fernando Santos shpresonte, një ecuri shumë negative në krye të Levadovskit me shokë që vendosin ndjeshëm në pikëpyetje edhe prezencën e tij. Në një dalje për mediat, tekniku portugez u shpreh i bindur se do të arrijnë të dalin nga kjo situatë:
“Para së gjithash, na mungojnë rezultatet. Vlejmë më shumë se tre pikë në tre ndeshjet kualifikuese për “EURO 2024”, ne vlejmë më shumë se pozicioni ynë aktual. Ne do ta vërtetojmë atë. Nuk kam asnjë dyshim se do të mund të dalim nga ky moment i vështirë”, u shpreh Santos.
Shqipëria do të pres Poloninë më 10 shtator në “Air Albania”, një ndeshje që pritet të vendos shumë mbi fatet e këtij grupi.
Lini një Përgjigje