TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Korrik 2023, 15:32

Kanë fituar 2 herë Ligën e Europës, mesfushori i kombëtares hedh hapin e madh dhe prezantohet te skuadra suedeze

Shkruar nga Pamfleti

Kanë fituar 2 herë Ligën e Europës, mesfushori i

Arbnor Muçolli është zyrtarisht futbollist i skuadrës së Goteborgut në kampionatin suedez. Palët kishin arritur akordin në ditët e fundit dhe sot është prezantuar zyrtarisht nga klubi i tij i ri, i cili në Europë ka shkruar edhe histori, duke fituar dy herë Ligën e Europës në sezonet 1981-1982 dhe 1986-1987.

Muçolli ka firmosur me Goteborgun një kontratë 3 vjeçare, duke ndërruar ambient, pasi në të shkuarën ai ka luajtur me Vejlen në Danimarkë, skuadër nga e cila e ka nisur që në fëmijëri. Mesfushori 23-vjeçar është aktivizuar edhe në 10 ndeshje me Shqipërinë U-21 si edhe në 3 miqësore me Kombëtaren A.

Të dashur tifozë të Vejle! Erdha si djalë i vogël dhe kam qendruar këtu sot si një njeri me shumë përvojë dhe eksperienca të mira mbi 10-vjet në Vejle Boldklub.

Unë u jam gjithmonë mirënjohës për të gjithë mbështetjen dhe dashurinë që kam marrë gjatë gjithë kohës sime te Vejle.

Kam takuar shumë njerëz të mrekullueshëm që nuk do t’i harroj kurrë. Ka qenë një nder i madh për mua që kam qenë në gjendje të vesh fanelën e kuqe dhe të luaj për një klub kaq tradicional në Danimarkë.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë shokët e skuadrës, trajnerët, menaxherët me të cilët kam takuar dhe luajtur gjatë kohës sime në Kupën e Botës, dhe së fundi të gjithë vullnetarët që po bëjnë një punë të madhe në dhe rreth Vejle Stadion”, shkruan mesfushori në përshëndetjen për klubin dhe tifozerinë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by IFK Göteborg (@ifkgoteborg)

arbnor muçolli mesfushori i kombëtares shqiptare goteborg

Lini një Përgjigje