TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Korrik 2023, 17:47

Mbape kapet duke festuar me Kim Kardashian, tifozët të shqetësuar pas videos: Mos e bëj, mallkimi i saj është i vërtetë

Shkruar nga Pamfleti

Mbape kapet duke festuar me Kim Kardashian, tifozët të shqetësuar

Tifozët  po i frikësohen më të keqes për Kilian Mbape, pasi ai u pa duke festuar me “të mallkuarën” Kim Kardashian.

Sulmuesi i PSG-së u pa së bashku me një mori yjesh në festën spektakolare të 4 korrikut të miliarderit Majkëll Rubin.

24-vjeçari, e ardhmja e të cilit mbetet e paqartë, pasi ai bëri të ditur se nuk do të rinovojë kontratën me kampionët e Ligës 1, ishte në rezidencën e Rubin në Hemptons në Long Island, Nju Jork, të martën me një mori super yjesh nga futbolli, NFL dhe basketbolli.

Rubin është CEO i Fanatics, dhe të ftuarit e tij ishin të gjithë të veshur me të bardha për rastin. Sulmuesi francez u fotografua me legjendën e NFL, Tom Bredi, si dhe me super yjet e NBA-së, Zhoel Embid, Xhejms Hardin dhe aktorin britanik Xhejms Korden.

Por, pasi pamjet e festës u shpërndanë në internet, fansat e futbollit u shqetësuan shpejt, pasi Mbape u pa duke u shoqëruar me Kardashian.

Tentativa e dështuar e Arsenalit për titullin i është faturuar “Mallkimit të Kardashian”. “Topçinjtë” ishin tetë pikë përpara në mars, përpara se Kim Kardashian të shkonte në “Emirates” për të parë një ndeshje.

Super ylli i reality TV vizitoi “Emirates” me djalin Seint për ndeshjen e londinezëve në Ligën e Europës kundër Sportingut të Lisbonës. Jo vetëm që Arsenali u eliminua nga kompeticioni atë natë, por forma e tyre në Premier Ligë pësoi një rënie dhe Mançester Siti arriti t’i parakalonte në renditje dhe të fitonte titullin.

Kardashian ka vizituar gjithashtu PSG-në e Mbapesë në fillim të këtij viti, me ekipin francez që pësoi humbjen e parë në shtëpi në Ligën 1, 715 ditë pasi u mundën 2-0 ndaj Renes.

Dhe pas pamjeve më të fundit të saj me Mbapenë, tifozët iu drejtuan Twitter-it për t’i kërkuar fituesit të Kupës së Botës 2018 që të qendronte larg saj.

“Largohu prej tij”, ka shkruar një fans ndërsa një tjetër ka thënë: “Mos e bëj o shok!”. Një fans tjetër tha: “Mallkimi i Kardashian po më prish mëngjesin”. Ndërsa një tjetër paralajmëroi: “Mallkimi i Kardashian është i VËRTETË”.

kilian mbape sulmuesi francez kim kardashian

Lini një Përgjigje