
Superylli i PSG-së, Kilian Mbape, do të jetë protagonist i merkatos së verës. Sulmuesi francez ka kontratë me PSG-në deri në fund të sezonit 2023-2024 dhe nuk dëshiron ta rinovojë atë.
Parizienët janë të bindur se verën e ardhshme nuk duan ta humbasin pa para lojtarin më të mirë në botë, ndaj e vetmja mundësi është ta shesin atë.
Reali i Madridit konsiderohet si favoriti kryesor për Mbapenë dhe pritet të ofrojë mbi 200 milionë euro për shërbimet e tij. Megjithatë, tashmë është e qartë se në betejë për Mbapenë po hyn edhe gjiganti anglez Liverpuli.
Sipas reporterit të ‘Sport Witness’, Edu Agirre, “Anfield Road” tashmë janë në bisedime për Kilian Mbape. Jurgen Klop dhe drejtuesit e ‘Merseysiders’ do të përpiqen të joshin yllin francez për të kaluar nga Liga 1 në Premier Ligë.
“Duhet thënë, se në orët e fundit ka mbërritur një ofertë në zyrat e PSG-së, e cila vjen nga skuadra e Liverpulit”,- ka thënë Agirre.
“Edhe anglezët po hyjnë në skenë për Mbapenë dhe kanë ofruar 200 milionë euro për transferimin e tij. Vetë Al-Khelaifi e pranoi se donte që të merreshin para për të, kështu që nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij”,- shtoi gazetari.

Lini një Përgjigje