
Granit Xhaka tashmë është larguar përfundimisht nga Arsenali. Pas plot 6 sezonesh në Londër ai ishte kthyer në një lider të vërtetë.
Por, aventurës së tij i ka ardhur fundi, teksa tashmë është zyrtarizuar përfundimisht te gjermanët e Bajer Leverkusen në Bundesligën gjermane.
30-vjeçari ka nënshkruar kontratën deri në vitin 2028 me skuadrën e drejtuar nga Çabi Alonso. Por ajo që bie në sy është lamtumira e bërë nga “Topçinjtë”.
Nëpërmjet një video në kanalin e tyre zyrtar në Facebook ata falënderojnë Xhakën dhe shkruajnë se do të jetë përgjithmonë pjesë e familjes së tyre.
Kujtojmë që mesfushori arriti të zhvillonte plot 297 ndeshje me Arsenalin, ku shënoi 23 gola dhe asistoi plot 29 herë. Ndër të tjera ai arriti të fitonte edhe dy FA Cup.
Lini një Përgjigje