TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Korrik 2023, 16:13

“Le të dërgojë fillimisht Italinë në Botëror”, presidenti i Brazilit ‘sulmon’ Ançelotin: Nuk është për Seleçaon, e ka të lehtë me lojtarë të zgjedhur

Shkruar nga Pamfleti

“Le të dërgojë fillimisht Italinë në

Karlo Ançeloti do të jetë trajneri i Brazilit duke nisur nga vera e ardhshme. Tekniku italian do të drejtojë “Seleçaon” në Kupën e Amerikës, para se të nisë përgatitjet për Botërorin e vitit 2026.

Por, emërimi i Ançelotit në krye të stolit nuk i ka pëlqyer presidentit të Brazilit, Luiz Inasio Lula da Silva, i cili ka shpërthyer në kritika ndaj trajnerit italian, duke e konsideruar si personin jo të duhur për të drejtuar skuadrën e Brazilit.

Më pëlqen Ançeloti por ai kurrë nuk ka qenë trjaner i Italisë. Pse nuk zgjidh si fillim problemin e vendit të tij që ka dy herë që mungon në Botëror?

Unë jam një tifoz i Diniz (trajneri i Fluminense) sepse ai ka personalitet, kreativitet dhe është një person që mund të vërë komandën në dhomat e zhveshjes. Është e lehtë të jesh trajner në Europë me 11 lojtarë të zgjedhur por është e vështirë të vish këtu dhe të jesh trajner i Korinthias. Do të doja ta shihja Ançelotin nëse do të bënte mirë me Korinthiasin”, u shpreh Lula.

karlo ançeloti luiz inasio lula da silva presidenti i brazilit

Lini një Përgjigje