
Vetëm disa javë pas ndarjes nga jeta të Silvio Berluskonit, është vendosur që të rikthehet dhe njëherë trofeu që mban emrin e ish-presidentit të Milanit dhe Monzës.
Do të jenë pikërisht këto dy skuadra që do të luajnë me njëra-tjetrën në një miqësore më datë 8 gusht, në “U-Power Stadium”, të Monzës.
“Në emër të Silvio Berluskonit, AC Milan dhe AC Monza kanë vendosur që kthejnë “Trofeu Silvio Berluskoni”, një ndeshje miqësore mes dy klubeve që ishin në zemrën e presidentit, do të luhet çdo vit dhe edicioni i parë do të mbahet më 8 gusht”, shkruhej në deklaratën për mediat.
Silvio Berluskoni ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, pasi vuante prej kohësh nga leuçemia kronike mielomonocitare. Ai doli nga spitali më 19 maj, pas 45 ditëve të kaluara duke trajtuar pneumoninë dhe problemet me veshkat dhe duke vazhduar trajtimin për leuçeminë.
Mirëpo, përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore bëri që të kthehej sërish në spital më 9 qershor. Fatkeqësisht gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua duke u ndarë nga jeta më 12 qershor.
Lini një Përgjigje