
Largimi i mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani nga ekipi i Interit ka pasur direkt efekt në llogarinë sociale në Instagramin e 23-vjeçarit. Gjatë 24 orëve nga ky transferim, Asllani ka “humbur” 10 mijë ndjekës, nga 315 mijë, në 305 mijë.
“Regjisori” elbasanas do të fillojë një kapitull të ri profesional me Torinon, aty ku do te këtë shansin të tregojë veten. Te “Demat” torinezë, Kristjan Asllani është huazuar me të drejtë blerje në fund të sezonit.
Më herët, shqiptari ishte shumë pranë kalimit te Bolonja, por palët nuk ranë dakord për pagën. Real Betis po ashtu shfaqi interesim për Asllanin, megjithatë ishte vendimi i tij që e refuzoi aventurën në La Liga.

Lini një Përgjigje