
Armando Broja e nisi me këmbën e mbarë aventurën e tij te Bërnli me asist në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Derbi Kauntit.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare që në minutën e katërt të takimit, shmangu mbrojtësit dhe pasoi për Ramsej, i cili me një gjuajtje të shpejtë shënoi golin e avantazhit.
Pas fitores 2-1 foli dhe trajneri Skot Parker, i cili u ndal pikërisht te Broja.
“Ishte një mundësi e mirë për shumë lojtarë që të luanin më shumë minuta. Gjykimi për Armando Brojën nuk vjen nga ndeshja sot. Ka nevojë për minuta, ka 2 javë e gjysmë me ne dhe i duhen disa minuta më shumë në këmbë sigurisht. Edhe kjo ishte një stërvitje për të, kështu do të arrijmë atje ku duam”, u shpreh Skot Parker.

Lini një Përgjigje