
Leon Avdullahu është lajmi i ditës në mediat sportive të Zvicrës. 21-vjeçari zgjodhi Kosovën dhe jo Zvicrën. Sigurisht, mund të kishte zgjedhur edhe Shqipërinë.
Agjenti i tij ka shpjeguar me argumente se pse Avdullahu ka zgjedhur “Dardanët” dhe jo helvetët, si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e të tjerë.
“E kuptoj emocionin dhe zhgënjimin në Zvicër. Leoni është rritur këtu, ka marrë formimin e tij këtu dhe Zvicra për të gjithmonë do të mbetet atdheu i tij. Ai nuk vendosi kundër Zvicrës, por për Kosovën. Ai ka zgjedhur me zemër identitetin e tij familjar”.
Lexo më shumë:https://pamfleti.net/sport/shqiperia-dhe-zvicra-ne-gare-per-leon-avdullahun-mesfushori-shqiptar-vendo-i294553
Avdullahu është një lojtar që ka luajtur për të gjitha ekipet “zinxhir” të përfaqësueses zvicerane. Ai është aktivizuar me Zvicrën U-15, U-16, U-17, U-18, U-19 dhe atë U-21. Pikërisht me këta të fundit ra më së shumti në sy, me 6 paraqitje.
Përsa i përket karrierës në rang klubesh, mesfushori difensiv e ka nisur si profesionist te Bazeli. Në korrik të këtij viti, ai u transferua te Hofenhajmi në Bundesligë, për 8 milionë euro.
Ai pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për organikën e Kosovës dhe trajnerin Franko Foda. Vlera e tij në “Transfermarkt” është 10 milionë euro, teksa pas kësaj zgjedhje, shqiptarët e Kosovës dhe jo vetëm, mund të nisin të festojnë.
Lini një Përgjigje