TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Gusht 2025, 21:23

Broja e nis mbarë debutimin me Bërnlin, sulmuesi asiston pas 5 minutash lojë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Broja e nis mbarë debutimin me Bërnlin, sulmuesi asiston pas 5

Armando Broja e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij te Bërnli, klubi me të cilin do të vazhdojë karrierën.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte i rreshtuar mes titullarëve në radhët e skuadrës së Bërnlit në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Derbi Kaunti. Dhe që në minutën e katërt të takimit, me prekjet e para, ai u tregua vendimtar.

Pasi mori topin në zonë, Broja shmangu mbrojtësit dhe pasoi për Ramsej, i cili me një gjuajtje të shpejtë shënoi golin e avantazhit për ekipin e Bërnlit, duke falënderuar Brojën për asistin e dhënë.

armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare bërnli

Lini një Përgjigje