
Forma e mirë në fushë dhe goli i shënuar kanë bërë që Arlind Ajeti të jetë pjesë e formacionit më të mirë në Ligën e Parë turke. Për raundin e tretë, Bodrumspori mposhti 3-1 Sakariasporin dhe një nga golat u shënua nga Arlind Ajeti.
Mbrojtësi ishte deçiziv edhe në ndërhyrjet në prapavijë, teksa 'SofaScore' e ka vlerësuar performancën e tij me notën 7.8, duke bërë që të jetë mes më të mirëve të raundit.
Forma e tij e mirë është një sinjal edhe për Silvinjon, në prag të ndeshjes që Kombëtarja luan kundër Letonisë më 9 shtator në Tiranë, e vlefshme për Grupin K kualifikues në Kupën e Botës. Në katër ndeshjet e fundit Ajeti ka qenë i grumbulluar, duke luajtur në tre takime.
Pjesë e Bodrumsporit është edhe Taulant Seferi, sulmuesi që shënoi një nga golat në fitoren e fundit të të tijve. Ndryshe nga Ajeti, Silvinjo prej nëntorit 2024 nuk e ka preferuar në Kombëtare.

Lini një Përgjigje