TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Gusht 2025, 18:33

Bëri historinë në Serinë A, ish-mbrojtësi i Shpresave firmos me klubin e radhës në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Bëri historinë në Serinë A, ish-mbrojtësi i Shpresave

Angelo Ndrecka nis një etapë të re në karrierën e tij. Ish-mbrojtësi i majtë i përfaqësues Shpresa, tashmë i është bashkuar një tjetër klubi në Serinë C italiane.

Ndrecka nga sot është zyrtarisht një futbollist i Ternanës, me të cilën ka lidhur një kontratë deri në verën e vitit 2027. Ai ka qenë një kërkesë e trajnerit Fabio Liverani, një emër i njohur në futbollin italian, i cili ka marrë tashmë drejtimin e këtij klubi që ka ambicie për t’u ngjitur në Serinë B.

Ndrecka është rritur në akademinë e Kievos dhe Lacios, teksa me ekipin e parë ka luajtur me Teramo, Pro Patria dhe së fundmi Virtus Entela. Ai hyri në histori në Serinë A me fanelën e Kievos, kur u bë futbollisti i parë i datëlindjes 2001 që zbriste në fushë në elitën e futbolli italian.

angelo nderecka ish-mbrojtësi shqiptar

Lini një Përgjigje