TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2024, 21:58

Tonali nuk e lë vesin e basteve, publikohen pamjet kur kërkon me ngulm kartonin e verdhë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tonali nuk e lë vesin e basteve, publikohen pamjet kur kërkon me ngulm

Sandro Tonali vijon të jetë i pezulluar me 18 muaj nga futbolli, megjithatë lojtari i Njukasëllit s'e ka lënë vesin e basteve dhe akuzohet se në vetëm tre muaj me anglezët në Premier Ligë ka vendosur 50 të tilla. 

Midis 12 gushtit 2023 dhe 12 tetorit 2023, mesfushori 23-vjeçar po hetohet nga Federata Angleze e Futbollit për baste edhe duke përfshirë ekipin e tij. Bëhet fjalë për 50 të tilla, duke mos lënë vesin që kishte edhe te Milani, gjë që solli edhe skualifikimin. 

Italiani ka afat deri më 5 prill për t’iu përgjigjur akuzave, gjë që mund të çojë edhe në zgjatjen e dënimit për mesfushorin që Njukasëlli e bleu nga Milani verën e kaluar. 
 
Tashmë janë publikuar edhe pamjet kur Tonali merr me qëllim një karton të verdhë në Premier Ligë, duke mos u zëvendësuar, paçka se është më pak se 5 metër nga vija fundore dhe diçka e tillë i kërkohet edhe nga arbitri i katërt. 

sandro tonali mesfushori italian njukasëll

Lini një Përgjigje