TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2024, 18:14

Shkarkohet trajneri dhe përjashtohen kapitenët e dy skuadrave, në Belgjikë trukohet rezultati për Kupat e Europës

Shkruar nga Pamfleti

Shkarkohet trajneri dhe përjashtohen kapitenët e dy skuadrave, në

Skandal në Ligën Pro Belge! Ndeshja Vesterlo-Genk, është trukuar për një vend në Kupat e Europës. Lojtarët e dy skuadrave lanë lojën përpara se arbitri të fërshëllente për fundin e takimit. 

Edhe pse ndeshja kishte dhe dy minuta kohë për të përfunduar dhe rezultati ishte me shifrat 1-1, dy ekipet shtrënguan duart për të ndarë pikët me njëra-tjetrën. 

Një barazim që i mjaftoi Genk për të siguruar një vend në fazën play off të Champions League, ndërsa Vesterlo siguroi play off-in e Ligës së Konferencës. 

Menjëherë pas kësaj, u shkarkua trajneri i Vesterlo, dy kapitenët e skuadrave janë përjashtuar, ndërsa të gjithë lojtarët në fushë janë gjobitur. Ky veprim u shoqërua dhe me fërshëllimat e tifozëve në tribuna. 

vesterlo genk liga pro belge

Lini një Përgjigje