TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2024, 20:38

Mirlind Daku gjen golin e parë dhe asistin me Rubin Kazan, sulmuesi kuqezi i dërgon dy mesazhe Silvinjos nga Rusia (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mirlind Daku gjen golin e parë dhe asistin me Rubin Kazan, sulmuesi kuqezi

Mirlind Daku ia ka dalë të shënojë gol  dhe asistojë në Rusi me Rubin Kazan, në ndeshjen e kampionatit që ekipi i tij po fiton 2-0 ndaj Akhmat Grozni. 

Në minutën e 12 shërbeu bukur për Randjelovic në qendër të zonës, i cili e pati të lehtë ta shtyjë topin në rrjetë. 

Në minutën e 35, Daku ia doli të shënojë vetë, duke gjetur kështu golin e parë për vitin 2024 me Rubin Kazanin dhe të pestin sezonal. 

Vlen të theksohet se kjo është faza e dytë e kampionatit rus, e cila për shkak të temperaturave, ka rinisur vetëm më 2 mars. Në stol për Rubin Kazan edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Dardan Shabanhaxhaj, i cili u aktivizua në minutën e 81. Rubin Kazan fitoi me rezultatin 2-1.

Sulmuesi kontribuoi për kuqezinjtë gjatë eliminatoreve, por nuk u grumbullua për miqësoret e marsit ndërsa shpreson që të shënojë sa më shumë gola dhe të luajë sa më shumë minuta të jetë e mundur, në mënyrë që të bindë Silvinjon për t’a ftuar për Kampionatin Europian që mbahet në verë. 

Për futbollistin kuqezi, ky ishte goli i parë i tij gjatë vitit 2024. Në kampionat, ai numëron 5 gola. 

mirlind daku sulmuesi kuqezi

Lini një Përgjigje