TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2024, 17:05

Liverpuli komandon Premier Ligën, mposht Brajtonin dhe merr kreun

Shkruar nga Pamfleti

 

Liverpuli komandon Premier Ligën, mposht Brajtonin dhe merr kreun

Me shpresën se Arsenal-Manç do të përfundojë  në barazim, Liverpool triumfoi 2-1 ndaj Brajtonit. “The Reds” e panë veten në vështirësi pas vetëm dy minutash lojë. Vendasit u ndëshkuan nga ish-sulmuesi i Mançester Junajtid, Deni Uellbek, i cili “heshti” tifozët vendas në shkallët e stadiumit të “Anfield Road”. 

Ekipi i Klop ushtroi presion konstant dhe ia doli të vendosë ekuilibrat me Diaz, në minutën e 27. Liverpuli shfrytëzoi në maksimum cilësinë individuale të disa lojtarëve, teksa nga brenda zonës në minutën e 65, një goditje tokazi e Salah bëri që topi të shkonte pas shpinës së Verbruger. 

Ekipi i De Zerbit nuk u dorëzua dhe u shfaq rrezikshëm disa herë para portës, me anë të disa zbritjeve të shpejta nga krahët. 6 minutat shtesë nuk prodhuan gol, pavarësisht rasteve. Liverpuli kryeson Premier Ligën me 67 pikë., ndërsa Brajtoni është në vendin e nëntë me 42 pikë. 

liverpul brajton premier liga

Lini një Përgjigje