TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2024, 16:09

Dëmtimi i Marash Kumbullës, trajneri i Sasuolos: Është stërvitur i diferencuar me ekipin

Shkruar nga Pamfleti

Dëmtimi i Marash Kumbullës, trajneri i Sasuolos: Është

Sasuolo sfidon Udinezen, ndeshje e vlefshme për Serinë A. Trajneri i skuadrës nga Rexhio Emilia, Davide Balardini ka folur në konferencë për shtyp edhe për situatën e Marash Kumbullës, për një dëmtim të pësuar së fundmi. 

Kumbulla titullar ndaj Udinezes? Marashi ka një problem në aduktor. Të shtunën është stërvitur i diferencuar, besoj se edhe të dielën do të zhvillojë një pjesë të seancës stërvitore me grupin. 

Dhe një pjesë me përgatitësit tanë. Të vlerësojmë gjendjen e tij, sidomos të dielën. Më pas do të vendosim nëse do e nisë si titullar apo jo. 

Nuk kemi probleme me dëmtimet përveç Kumbullës, i cili ka këtë shqetësim në këmbën e majtë. Do të vendosim në fund në lidhje me aktivizimin e tij” – Tha ai. 
 

marash kumbulla mbrojtësi i kombëtares shqiptare sasuolo

Lini një Përgjigje