TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Mars 2024, 21:27

Çfarë ndodhi në fundin e ndeshjes Dinamo-Skënderbeu, momente tensioni në “Niko Dovana” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë ndodhi në fundin e ndeshjes Dinamo-Skënderbeu,

Momente tensioni u regjistrua në stadiumin “Niko Dovana”, në fundin e sfidës mes Dinamos dhe Skënderbeut, të fituar nga “Blutë” me rezultatin e pastër 2-0.

Teksa gjyqtari sinjalizoi fundin e takimit dhe lojtarët po iu drejtoheshin dhomave të zhveshjes, pati një përplasje mes mesfushorit të Dinamos, Ersildo Smaçi dhe portierit të Skënderbeut, Marko Alia.

“Panorama Sport” mëson se Smaçi fillimisht u kap me Gërçon, por më pas në këtë situatë të tensionuar u përfshi edhe gardiani i skuadrës korçare. 

Përplasja verbale zgjati vetëm disa minuta, teksa më pas gjakrat duket se u shuan dhe futbollistët u sqaruan me njëri-tjetrin duket shtrënguar dhe duart në tunel. 

dinamo skënderbeu

Lini një Përgjigje