
Bajerni i Mynihut mund t’i thotë lamtumirë titullit pas humbjes 2-0 të pësuar në shtëpi kundër Borusias së Dortmundit. Ishin verdhezinjtë që goditën të parët me Adejemin.
Bavarezët patën një mundësi të artë për të barazuar në minutën e 23, por Herri Kejn gaboi në mënyrë të pabesueshme para portës.
Pavarësisht tentativave të shumta të Bajernit, ishte përsëri Borusia e Dortmundit që gjeti golin duke dyfishuar avantazhin në minutën e 83 me Rejerson.
Kundërpërgjigjja e bavarezëve erdhi gjashtë minuta më vonë. Ishte Herri Kejn që ngushtoi diferencat për skuadrën e Tomas Tuhel.
Por goli i sulmuesit anglez u anulua pas ndërhryjes së VAR për shkak të një pozicioni jashtë loje.Miqtë arritën të mbronin avantazhin deri në fund dhe morën tri pikët.
Një arritje e madhe për Dortmundin, që nuk fitonte një ndeshje të kampionatit gjerman në fushën e Bajernit që nga viti 2014.
Lini një Përgjigje