TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Mars 2024, 18:11

Frikë në Gjermani para klasikes Bajern-Dortund, kërcënim për sulm terrorist nga grupi që kreu masakrën në Moskë

Shkruar nga Pamfleti

Frikë në Gjermani para klasikes Bajern-Dortund, kërcënim

Hije e një sulmi të ISIS-it mbi “Allianz Arena” në Mynih, pak minuta para klasikes gjermane mes Bajenrit të Mynihut dhe Borusias së Dortmundit e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e sotme në orën 18:30.

Sipas gazetës gjermane ‘Bild’, ditën e djeshme (e premte, 29 mars) kanali propagandistik i ISIS-it Sarh al-Khilafah ka publikuar një foto ku shfaqeshin tifozët para “Allianz Arena-s” me një shënjestër të kuqe. Një detaj tmerrues që alarmoi autoritetet gjermane.

Megjithatë, paniku i orëve të fundit u qetësua pjesërisht nga policia e Mynihut, e cila ka sqaruar se faktet janë të njohura dhe po shqyrtohen në thellësi.

Për momentin, ne nuk kemi njohuri konkrete për rreziqet. Ne do ta menaxhojmë ndeshjen duke rritur personelin", kanë bërë të ditur autoritetet gjermane.

Për një ndeshje të kësaj rëndësie, normalisht do të vendoseshin 300 deri në 500 persona. Tani po e rrisim këtë numër, tha zëdhënësi i policisë.

Sipas asaj që raporton vetë ‘Bild’, Bajerni konfirmoi se është në dijeni të çështjes dhe se është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me policinë.

I njëjti grup terrorist mori përgjegjësinë për masakrën e fundjavës së kaluar në një sallë muzikore jashtë Moskës. Një zëdhënës i departamentit të policisë së Mynihut tha për agjencinë gjermane të lajmeve 'DPA' se ata e vlerësuan intensivisht foton të premten mbrëma së bashku me departamentin rajonal të hetimit penal dhe arritën në përfundimin se nuk kishte prova konkrete të rrezikut.

bajerni i mynihut borusia e dortmundit sulmi i isis

Lini një Përgjigje