TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Mars 2024, 15:24

Atalanta turpëron Napolin në “Maradona”, Gjimshiti fiton “derbin shqiptar” ndaj Rrahmanit

Shkruar nga Pamfleti

Atalanta turpëron Napolin në “Maradona”, Gjimshiti fiton

Java e 30 e Serisë A e ngriti siparin me ndeshjen Napoli-Atalanta. Në stadiumin “Maradona” triumfuan zikaltrit e trajnerit Gasperini, të cilët shënuan dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër “in extremis” në të dytën.

Disfata e radhës për kampionët e Italisë në fuqi, të cilët vijojnë trendin e një kampionati mjaft problematik e në krizë, pavarësisht se kanë ndërruar tre trajnerë brenda këtij sezoni. Me këtë fitore, Atalanta pozicionohet në vendin e 6 të renditjes për momentin, me 50 pikë, ndërsa Napoli një vend më poshtë, me 45 pikë.

Goli i parë u realizua nga Mirançuk në minutën e 26, ndërsa i dyti nga Skamaka në fundin e pjesës së parë. Pjesa e dytë ishte më kërkuese për napolitanët, por nuk u treguan efikasë në finalizim.

Duhet përmendur fakti se ky ishte njëlloj “derbi shqiptar” për faktin se te Napoli luajti për 90 minuta Amir Rrahmani, ndërsa te miqtë Berat Gjimshiti. Kapiteni ynë kuqezi, i lodhur nga angazhimet me kombëtaren shqiptare, e nisi ndeshjen nga stoli. Ai u hodh në fushë në minutën e 67, në vend të Kolasinaç, për të mbrojtur epërsinë 2-0, e cila u thellua në minutën e 88 nga Kupmeiners në 3-0.

 

napoli atalanta seria a

Lini një Përgjigje