TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Mars 2024, 16:08

Shtohen pikëpyetjet për Armando Brojën, vendimi i sotëm i trajnerit tregon qëndrimin e skuadrës së Fullhemit

Shkruar nga Pamfleti

Shtohen pikëpyetjet për Armando Brojën, vendimi i sotëm i

Armando Broja me sa duket nuk do të ketë mundësi aktivizimi te Fullhemi në vijimin e këtij sezoni. Klubi londinez, edhe pse e afroi në merkaton e janarit, nuk ka ndërmend të shfrytëzojë aftësitë e sulmuesit shqiptar, teksa trajneri Marko Silva vazhdon që të mos i besojë atij.

Për ndeshjen e sotme ndaj Shefilld Junajtid, Broja është lënë përsëri pushim, duke mos u grumbulluar nga trajneri portugez. Një qendrim që bën shumë të qartë se nuk do të ketë hapësira për futbollistin shqiptar në javët në vijim, duke parë formën e titullarit Muniz, por edhe kthimin nga dëmtimi të Himenez.

Në këtë situatë, Broja duhet tashmë thjesht të mendojë si të jetë në formë më të mirë fizike për grumbullimin e Kombëtares që nis në maj para Europianit, pasi hapësirat e tij për aktivizim te Fullhemi do të jenë minimale edhe si zëvendësues në rastin më të mirë të mundshëm në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.

22-vjeçari është aktivizuar në vetëm katër ndeshje, teksa nuk ka mundur dot të realizojë, ndërsa numëron një asist.

Fati duket se po punon  kundër Armando Brojës, i cili në këtë periudhë duhet të luajë sa më shumë minuta, për të qenë në formë për Europianin që mbahet në verë në Gjermani.

Kujtojmë se lojtari dha kontributi ne tij në takimet e fundit miqësore të kombëtares.

armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare fullhem

Lini një Përgjigje