TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Mars 2024, 17:39

Ishin afër humbjes së parë sezonale, Xhaka me shokë bëjnë mrekullinë në 3 minuta për Leverkusenin

Shkruar nga Pamfleti

Ishin afër humbjes së parë sezonale, Xhaka me shokë

U duk sikur Leverkuseni po shkonte drejt humbjes së parë sezonale, por nuk ndodhi kështu. Ekipi i  Çabi Alonsos,  përmbysi në fund 2-1 Hofenhajmin. Një fitore e vuajtur për Xhakën me shokë, duke parë se vendasit ishin duke humbur 1-0 deri në minutën e 88, pas golit të shënuar nga Beier në minutën e 33.

Kur dukej se ekipi i “Aspirinave” po shkonte drejt humbjes së parë në këtë sezon të kampionatit gjerman, Andrish barazoi rezultatin dhe Shik ka bërë të shpërthejë festa në “Bay Arena” në minutën e 91.

Leverkuseni kryeson renditjen me një avantazh prej 13 pikësh ndaj Bajernit të vendit të dytë dhe do të shpresojë te një “dhuratë” nga Dortmundi, që do të përballet me bavarezët në orën 18:30.

 

leverkusen hofenheim bundesliga

Lini një Përgjigje