TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Mars 2024, 17:21

Premier Liga kthehet me një përmbysje të çmendur, Nukasëlli bën “qymyr” Uest Hemin për 13 minuta

Shkruar nga Pamfleti

Premier Liga kthehet me një përmbysje të çmendur,

Java e 30 e Premier Ligës ka nisur me një ndeshje të çmendur.

Njukasëlli triumfon me spektakël dhe përmbysje ndaj Uest Hemit, në një sfidë që prodhoi plot 7 gola, shumë emocione dhe në fund vetëm një fitues, skuadrën vendase që u rikthye te suksesi.

Bardhezinjtë e nisën vrullshëm dhe morën avantazhin në minutën e 6 me anë të suedezit Isak, që ekzekutoi saktë një penallti, por Uest Hemi përmbysi gjithçka brenda pjesës së parë duke shënuar me Mark Antonion dhe Kudus.

Në fillim të pjesës së dytë ishte Bouen që shënoi edhe të tretin për londinezët, duke dhënë idenë e një fitoreje të sigurt, megjithatë Njukasëlli nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit.

Vendasit shtuan ndjeshëm presingun dhe në minutën e 77 fituan një tjetër penallti, të cilën e shndërroi në gol sërish suedezi Isak, duke kompletuar dopietën dhe rihapur takimin.

Më pas për përmbysjen e madhe mendoi Barnes, që shënoi dy herë në minutat 83 dhe 90, duke i dhënë Njukasëllit fitoren 4-3 dhe tri pikët në një sfidë që rezultoi vërtetë emocionuese dhe spektakolare.

njukasëll uest hem premier liga

Lini një Përgjigje