TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Mars 2024, 21:01

Ballkani nën hetim për trukim ndeshjesh, fitorja kundër Dinamos së Zagrebit në “lupën” e Prokurorisë Themelore të Prishtinës

Shkruar nga Pamfleti

Ballkani nën hetim për trukim ndeshjesh, fitorja kundër Dinamos

Një tjetër skuadër shqiptare bëhet protagoniste e hetimeve për trukime ndeshjesh në skenat më të rëndësishme të futbollit botëror. Këtë herë, është Ballkani, i cili është nën hetim për një ndeshjen e fituar kundër Dinamos së Zagrebit në Ligën e Konferencës në këtë edicion.

Sfida në fjalë është ajo që u mbyll me shifrat 2-0 për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja, e luajtur më datë 5 tetor 2023 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet, sipas konfirmimit nga zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

Rastit të cilit i jeni referuar, më konkretisht dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Kurdisja e ndeshjes ose e sportit”, nga neni 337 të KPRK-së, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke e trajtuar këtë çështje,” tha ajo për “TV Dukagjini”.

Raportohet se përveç institucioneve përkatëse të Kosovës, në këtë rast është përfshirë edhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar. “Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke ndërmarrë veprime në drejtim të kësaj vepre penale, përfshirë edhe bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në këtë çështje,” tha Ulaj.

ballkani skuadra kosovare

Lini një Përgjigje