TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2024, 14:45

Lajmi i bujshëm nga Spanja, Edon Zhegrova nën “radarët” e Real Madridit

Shkruar nga Pamfleti

Lajmi i bujshëm nga Spanja, Edon Zhegrova nën

Me merkaton e verës që është ende larg, Real Madrid duket se i ka idetë e qarta. Edhe pse Mbappé dhe Davies mbushin faqet e gazetave pranë Los Blancos, në Madrid mund të ketë një transferim surprizë. Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën, sulmuesin e Kosovës që po shkëlqen te Lille. Paraqitjet e tij në këtë sezon kanë sjellë interesin e gjigandëve spanjoll, sipas asaj që shkruan “Mas Fichajes”.

25-vjeçari është aktivizuar në 26 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar 5 asiste. Për të ky është sezoni i 3-të te Lille.

Florentino Pérez, numri një i Real Madrid, është i vendosur të mos kursejë aspak në merkato. Përveç këtyre emrave, të tjera afrime priten në verë.

Lajmi i bujshëm nga Spanja, Edon Zhegrova nën

real madrid edon zhegrova

Lini një Përgjigje