
Milani vijon ecurinë pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme arriti një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Fiorentinës me rezultatin 1-2.
Ndeshja e luajtur në “Artemio Franchi” u zhbllokua në fillimin e pjesës së dytë me një gol të Ruben Loftus-Çik.
Mesfushori i kuqezinjve (6 gola) është lojtari i tretë anglez në historinë e Milanit që realizon më shumë se pesë gola në një kampionat të Serisë A, pas Mark Hatelej (7 më 1984/85 dhe 8 më 1985/86) dhe Xhimi Grivs (9 në 1961/62).
Festa e skuadrës së Piolit nuk zgjati shumë sepse vendasit u kundërpërgjigjën tri minuta më pas me një gol të shënuar nga Dunkan.
Emocionet vazhduan në minutën e 53, me miqtë që u kthyen në avantazh me një gol, të Rafael Leaos.
Falë këtij 3 pikëshi, Milani ngjitet në kuotën e 65 pikëve, duke i lënë “targën” Juventusit, me një diferencë +6, ndërkohë që është ngushtuar diferenca edhe me kryesuesit e Interit në 11 pikë. Zikaltërit do të luajnë të hënën ndaj Empolit. Në sfidën e javës së 31, milanistët do të presin Leçen e Ramadanit.
Lini një Përgjigje