TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Mars 2024, 22:13

Ndeshja historike ndaj Çelsit, paraqitja e portierit shqiptar vlerësohet me notën 10 (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshja historike ndaj Çelsit, paraqitja e portierit shqiptar

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriç zhvilloi një ndeshje historike ndaj Çelsit, në përballjen ku skuadra e tij Bërnli arriti të merrte një barazim të vyer me shifrat 2-2. 

Ndeshja historike ndaj Çelsit, paraqitja e portierit shqiptar

Gardiani “Dardan” i mahniti të gjithë me pritjet e tij spektakolare, duke u vlerësuar me notën 10 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Muriç regjistroi plot 11 pritje, njëra më e bukur se tjetra. 

Gjithashtu për t’u theksuar është fakti se për herë të parë në historinë e Sofascore, që ka nisur në sezonin 2015-2016 me vlerësimet e lojtarëve, dy lojtarë nga ekipet e ndryshme marrin vlerësimin 10 në të njëjtin ndeshje. Palmer i Çelsit dhe Arijanet Muriç i Bërnlit u vlerësuan maksimalisht në duelin e Premier Ligës. 

arijanet muriç portieri i kosovës

Lini një Përgjigje