TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Mars 2024, 22:33

Kristiano Ronaldo një makineri golash, ylli portugez realizon tre gola për 22 minuta (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kristiano Ronaldo një makineri golash, ylli portugez realizon tre gola

Kristiano Ronaldo është një makinë golash. Kampioni portugez po vazhdon ta tregojë këtë edhe në Arabinë Saudite, ku luan me skuadrën e Al Nassr.

Portugezi ka qenë protagonist mbrëmjen e sotme në ndeshjen e fituar 5-1 nga skuadra e tij kundër Al Taee, e vlefshme për javën e 25 të kampionatit.

Ish-ylli i Realit të Madridit ka shkëlqyer me 3 gola të shënuar në harkun e 22 minutave në pjesën e dytë.

Me këtë tripletë, Ronaldo shkoi në kuotën e 26 golave në këtë ligë, teksa ka regjistruar edhe 9 asiste. CR7 kryeson listën e golashënuesve me një diferencën +4 gola larg nga Mitroviç. 

kristiano ronaldo sulmuesi portugez al nasr

Lini një Përgjigje