TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2024, 17:50

Kush është lojtari i Partizanit që po vëzhgohet nga Silvinjo, Orges Shehi zbulon emrin

Shkruar nga Pamfleti

Kush është lojtari i Partizanit që po vëzhgohet nga

Orges Shehi ka treguar se Andi Hadroj është në listën e pritjes te Kombëtarja. Kështu mbrojtësi i Partizanit, po vëzhgohet nëse mund të fitojë ftesën për ekipin e Silvinjos. 
Këtë gjë Shehi e konfirmoi para takimit me Laçin, që të kuqtë luajtën për javën e 29 të Superiores, ku Partizani u ndal në barazim 1-1 nga Laçi. 

Çfarë tha Orges Shehi në konferencë: 

Patjetër që jemi të lumtur dhe krenarë që lojtarët tanë bëhen pjesë e ekipeve përfaqësuese. 2 me ekipin tonë përfaqësues U-21, Ismaili me U-21 e Kosovës dhe Bintsouka me përfaqësuesen e Kongos. Mos harrojmë edhe Hadroj, i cili ishte në listën e pritjes tek ekipi ynë kombëtar, pra është element që është gjithmonë në vëzhgim. Jemi të kënaqur por i mbetet gjithmonë çunave që të punojnë akoma më shumë dhe të mos kënaqen, të kërkojnë më tepër nga vetja, pasi kështu ndihmojnë veten e tyre, por na ndihmojnë edhe ne”, u shpreh trajneri i Partizanit. 
Kujtojmë se Andi Hadroj ka qenë në 4 ndeshje me ekipin Kombëtar. 3 miqësore ku 2 i ka luajtur titullar. Në anën tjetër ka qendruar në stol 1 vit më parë, kur Polonia mposhti Shqipërinë 1-0 në ndeshjen që hapi kualifikueset e "EURO 2024”. 

andi hadroj orges shehi trajneri i partizanit

Lini një Përgjigje