
Mançester Siti dhe Arsenali dhurojnë spektakël në “Etihad Stadium”, në supersfidën e kësaj jave që përfundoi 0-0. Rasti i parë serioz erdhi në minutën e shtatë, teksa një gjuajtje brenda zonës e Zhezus nuk shkoi në portë. Në minutën e 15, kampionët e Anglisë u përgjigjen me Ake, por gjuajtja e tij me kokë u neutralizua nga Raja.
Skuadra e Guardiolës dominoi në mbajtjen e topit në 45 minutat e para, por pa mundur do të konkretizonte, kundrejt një prapavije shumë mirë të vendosur. Siti iu afrua golit në pjesën e dytë me Haland, nga fare pranë portës sulmuesi norvegjez nuk shtyu dot topin në rrjetë.
Me këtë rezultat, Arsenali është në vendin e dytë me 65 pikë, i ndjekur nga Mançester Siti me një pikë më pak.
Lini një Përgjigje